Politike

Veliaj komplimenton protestën e opozitës: Urime! Në 30 Qershor jemi njesoj, 2 gishtat lart

21 Qershor 2019, 20:42 Nga DOSJA
Veliaj komplimenton protestën e opozitës: Urime! Në 30 Qershor

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komplimentuar protestën e 9-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

Me anë të një statusi në Facebook, Veliaj shkruan se në zgjedhjet e 30 qershorit kandidon për një mandat të dytë, thekson se protesta e sotme e opozitës ishte provë e qartë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga opozita e nga askush tjetër.

“Urime PD dhe Lulzim Bashës për protestën e parë paqësore, provë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga ju dhe nga askush tjetër! Një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për zgjedhjet e 2021. Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, me dy gishtat lart.

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para Kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 zgjedhjet lokale 2019 erion veliaj lulzim basha protesta e opozites 21 qershor 2019 zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll