Politike

Zbardhen detaje nga mbledhja e Bashës në seli: Zgjedhje të parakohshme, anti-miting kudo si në Shkodër

21 Qershor 2019, 21:13 Nga DOSJA
Zbardhen detaje nga mbledhja e Bashës në seli: Zgjedhje të

TIRANE- Dosja.al zbardh detaje nga diskutimet që janë zhvilluar në selinë  e Partisë Demokratike, aty ku kryetari Lulzim Basha mblodhi kryesinë dhe aleatët pas protestës së nëntë kombëtare.

Burime i thanë Dosja.al se kryetari Basha ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë reagime të forta ndërkombëtarësh që do të pamundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Basha: Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të ndalojnë aktivitetet e paligjshme të fushatës duke ndjekur modelin e Shkodrës.  Falenderim e mirënjohje për protestën tonë më madhështore. Dinamikë e shpejtë, ndryshim i përhershëm i qëndrimit të ndërkombëtarëve. Gjithkça paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë me opozitën në krye për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën.

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident.

Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e kryesise se pd protesta e opozites 21 qershor 2019 lulzim basha mbledhja e kryesise se pd protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll