Politike

Kapen ‘mat’ nga kamerat, Nora Malaj dhe Kryemadhi shkrepin selfie për kujtim (FOTO)

21 Qershor 2019, 20:39 Nga DOSJA
Kapen ‘mat’ nga kamerat, Nora Malaj dhe Kryemadhi shkrepin selfie

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qënë e pranishme në protestën e 9-të kombëtare të opozitës së bashkuar. 

Teksa kryedemokrati Basha mbante fjalën e tij para mbështetësve të tyre, Kryemadhi e kishte mendjen gjetkë. Kamerat e kanë kapur atë mat duke bërë “selfie” me shoqen e saj të ngushtë dhe ish-deputeten Nora Malaj. 

Këto protesta dhe duhen mbajtur mend, ndaj edhe dy shoqët kanë shkrepur foto për t’i ruajtur më pas si kujtim.

Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën.

Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi nora malaj protesta e opozites 21 qershor 2019 monika kryemadhi nora malaj protesta e opozites 21 qershor 2019

Sondazh

Poll