Politike

Sulmet në KZAZ, burg për 2 punonjësit e bashkisë, Bardh Spahia në arrest shtëpie: Gjyq politik

22 Qershor 2019, 06:27 Nga DOSJA
Sulmet në KZAZ, burg për 2 punonjësit e bashkisë, Bardh

SHKODER- Pak ditë pas tensioneve dhe përplasjeve në KZAZ, gjykata e Shkodrës ka lënë sot në burg 2 punonjësit e bashkisë, Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi. Vendimi i gjykatës, vjen pas djegies së shkollës në KZAZ nr 3 në qytetin e Shkodrës.

Po ashtu, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa për Adi Garucin dhe Aleks Ndojin masën “arrest shtëpie”. Ndërkohë që për ish-deputetin e PD, Bardh Spahia, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

Mbështetës të shumë ishin mbledhur jashtë derës së gjykatës dhe kërkuan lirimin e tij, ndërkohë që në gjykatë, Spahia është shprehur se arrestimi i tij ishte politik, dhe se ai shkoi në KZAZ nr.3 për të qetësuar situatën. Nga ana tjetër, prokuroria tha se Spahia është filmuar aktiv në përplasje pas çarjes së kordonit policor.

Forcat të shumta policie me maska antigaz, FNSH kishin bllokuar dhe rrethuar gjykatën 

Po ashtu, sot gjykata ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e sulmeve në KZAZ e Burrelit dhe Kamzës. Dosja.al ka mësuar se gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje” për 7 mbështetës të PD, ndërkohë që 2 të tjerë janë lenë në burg. Në Kamëz janë lenë në burg 3 të arrestuar.

(J.V.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia djegia e shkolles ne shkoder ndalohet bardh spahia tensione ne kzaz voltana ademi bardh spahia djegia e shkolles ne shkoder ndalohet bardh spahia tensione ne kzaz voltana ademi

Sondazh

Poll