Aktualitet

Bashës i shpëton infomacioni “SECRET”: Rama e Meta së shpejti ‘non grata’

13 Dhjetor 2021, 16:56 Nga DOSJA
Bashës i shpëton infomacioni “SECRET”: Rama e Meta së

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha pretendon se shumë shpejt presidenti i vendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, do të shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fjalën e tij gjatë një prononcimi për mediat, Basha tha fillimisht se e dinte që lëvisja do të bëhej shumë shpejt, ndërkohë që u korrigjua shumë shpejt duke pretenduar se në fakt e gjitha ishte një shpresë e tij.

“Me Sali Berishën po konkurojnë me sukses edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit për t’u shpallur edhe ata “non grata”. Ai është i vetmi favorim që ka Berisha sot. Kush tjetër do i bashkohet në atë listë? Mesa di unë, mesa shpresoj unë, se di është fjalë e madhe, edhe brinjët e tjera do të jenë aty. Ky është meraku i madh,”-tha në fjalën e tij Basha.

Po nga e ka marrë vesh Basha për vendimet e tjera të DASH? Mos vallë zyrtari i lartë amerikane, Gabriel Escobar, i ka treguar më shumë se ç’u bë e ditur për publikun gjatë takimit të disa ditëve më parë? Koha do ta tregojë nëse kryedemokrati ka të drejtë.

LAJMI KRYESOR: Paralajmërimi! Basha: Rama e Meta, ‘non grata’. Do e zhduk Berishën nga PD!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore gabriel escobar ne tirane lulzim basha gabriel escobar ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll