Aktualitet

Arrestohet ish-kryeprokurori Llalla në Romë, kërkon azil, Interpoli: Do ekstradohet

13 Dhjetor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Arrestohet ish-kryeprokurori Llalla në Romë, kërkon azil,

ITALI– Ish-kryeprokurori Adriatik Llala është vënë në pranga në Romë të Italisë, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar, gjë që u bë më 8 tetor të këtij viti. Mësohet se Llalla është arrestuar më datë 10 dhjetor. Prej tre ditësh, Llalla qëndron në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Pas arrestimit të tij në Itali, Llalla ka bërë kërkesë për azil politik. Ditën e mërkurë, ish-kryeprokurori pritet të adalë para trupës gjykuese ku do t’i jepet masa me efekt ekstradimi. Ende nuk dihet se me cilin argument, Llalla kërkon që të përfitojë azil politik që të qëndrojë në Romë.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Pas dënimit, vetë ish-kryeprokurori braktisi Shqipërinë dhe u largua jashtë vendit. Dosja.al raportoi e para se Llalla ishte akomoduar në Romë, ndërsa avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaronte se ish-kryeprokurori ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk kishte asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. 

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe i janë konfiskuar 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë dhe 1 apartament në Durrës.  Që nga muaji shkurt i vitit 2018, Llalla është pjesë e ‘listës së zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

Kush është Adriatik Llala dhe si nisën hetimet ndaj tij?

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2017. Më 15 mars të vitit 2018, ai u vu nën hetim për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Përfundimin e hetimeve e njoftoi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit të Organizuar dhe Krimit të Organozuar e cila ngriti dhe akuzën zyrtare për Llallën: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, të kryer tri herë. Ish-Kryeprokurori u dënua në muajin maj të këtij viti nga Shkalla e Parë me 2 vite burg, për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Ai u shpall fajtor për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Arrestimi i Adriatik Llallës, Interpol Tirana: Do ekstradohet drejt Shqipërisë

S’do të ekstradohet! Të mërkurën del në gjyq, Llalla kërkon azil politik në Itali

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla arrestohet adriatik llalla adriatik llalla arrestohet adriatik llalla

Sondazh

Poll