Aktualitet

DY MBLEDHJE PARALELE! Basha me anëtarët e kryesisë, Berisha me Komisionin

13 Dhjetor 2021, 12:58 Nga DOSJA
DY MBLEDHJE PARALELE! Basha me anëtarët e kryesisë, Berisha me

TIRANË– Në selinë qendrore të Partisë Demokratike po zhvillohen dy mbledhje paralelisht. Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij me anëatrët e kryesisë së PD-së dhe po zhvillon një mbledhje, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelin e Partisë Demokratike.

Edhe pse kryedemokrati ndodhej brenda selisë së PD-së, Berisha nuk është stepur që të futet brenda një prej sallave dhe të zhvillojë mbledhje me anëatrët e Komisionit që ngriti në Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”.

Berisha mbylli derën e një prej sallave nga ku tha se futet si një prej anëtarëve të Komisionit për themelimin e PD-së, por brenda nuk gjeti karrige. Me humor, ish-kryeministri tha se i ka marrë Basha të gjitha në zyrën e tij.

LAJMI KRYESOR: VD-TENSIONE! Berisha dhe grupi i rithemelimit në selinë e PD, Basha vijon mbledhjen

 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll