Aktualitet

VD-A është Basha brenda? Berisha i shkon në seli: Mos kaloni nga zyra e atij aty…

13 Dhjetor 2021, 12:50 Nga DOSJA
VD-A është Basha brenda? Berisha i shkon në seli: Mos kaloni nga

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të shkrrkuar kryedemokratin Lulzim Basha. Përpara mediave, pasi u fut në selinë e Partisë Demokratike Berisha tha se ai shkuar vetëm për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për vijueshmërinë e situatës në PD, pas Kuvendit të 11 dhjetorit. Berisha shtoi se nuk do të kalonin aspak në zyrën e Bashës, të cilin tashmë e quan vetëm deputet.


“De facto komisioni ka aspektet e vet burokratike dhe politike, do t’i kombinojë të dy komisionet. Në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Ne vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri në datën 18 duhet të mendojë dhe reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë  e Europës, ku kuvendi i anëtarëve triumfoi në mënyrë mahnitëse. Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që funksionon me kolegjialitet, i barabartë sipas të barabartëve. Firma e turpit padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë. Ajo është firma e turpit, një firmë tjetër turpi e deputetit Basha, i cili padit në prokurorinë e tij dhe Edi Ramës, kolegët e tij. Nuk ka akt më të padenjë,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: VD-Berisha dhe grupi i rithemelimit mbërrijnë në selinë e PD!

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll