Aktualitet

“S’kam përdorur kurrë drogë”, policët akuzojnë laboratorin se ka falsifikuasr testet

13 Dhjetor 2021, 15:49 Nga DOSJA
“S’kam përdorur kurrë drogë”, policët

TIRANËMes reagimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve ndaj testit antidrogë për policët, është edhe kallëzimi i një efektivi që akuzon laboratorin privat për analiza fiktive dhe për falsifikim.

53-vjeçari me inicialet E.L., kërkon hetime për dëmtim të karrierës së tij, duke kujtuar se ai jo vetëm nuk ka përdorur ndonjëherë lëndë narkotike, por nuk ka pirë ndonjëherë as duhan. Në kallëzimin e tij, efektivi kujton se eprorët e njoftuan për të kryer analizat pranë laboratorit privat dhe ndaj kishte shkuar menjëherë.

“Por më njoftuan se kisha shkelur rregulloren e 2013-ës Për përdorimin e lëndëve narkotike në një kohë që kurrë s’kam përdorur drogë”, shprehet polici E.L.

Efektivi 53-vjeçar kërkon hetime me argumentin se i kërkuan që analizat t’i kryente pranë laboratorit në rrugën “Jordan Misja”. Efektivi nënvizon se menjëherë në të njëjtën ditë kur kreu analizat te ky laborator kishte shkuar dhe tek një laborator tjetër në të cilin ka kryer analizat e drogës.

“Të gjitha analizat nga ky laborator dolën negative, kurse të laboratorit të parë dolën pozitive”, akuzon polici që pretendon se analizat e klinikës së denoncuar janë të falsifikuara. Ky rezultat më ka sjellë shqetësim për jetën time dhe më ka rrezikuar detyrën, ndaj i akuzoj për falsifikim”, thotë polici i cili nuk është i vetmi që ka kallëzuar.

Marrë nga Gazeta SI

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet konsumi i droges policia e shtetit testet antidroge konsumi i droges policia e shtetit testet antidroge

Sondazh

Poll