Aktualitet

Gruaja gjen burrin të vdekur në shtëpi në Rrogozhinë, dyshimet e para

13 Dhjetor 2021, 13:54 Nga DOSJA
Gruaja gjen burrin të vdekur në shtëpi në Rrogozhinë,

RROGOZHINË – Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij në banesën e tyre në lagjen nr.1 të qytetit të Rrogozhinës. Menjëherë pasi ka konstatuar trupin e të shoqit të shtrirë në shtëpi, ajo ka lajmëruar ambulancën dhe policinë, ndërsa nga hetimet e para ka rezultuar se i ndjeri nuk ka pasur shenja dhune, që shtojnë dyshimet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak. Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:05, në lagjen Nr. 1, Rrogozhinë, në banesë, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete shtetasi F. D., 48 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrogozhine policia rrogozhine

Sondazh

Poll