Aktualitet

Dëme të mëdha në fshatin Moravë prej përmbytjeve, 250 familje rome nuk marrin ndihmë

13 Dhjetor 2021, 16:30 Nga DOSJA
Dëme të mëdha në fshatin Moravë prej përmbytjeve,

BERAT – Përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga reshjet dhe dalja e lumit Osum në Berat kanë bërë që të mbulohen sipërfaqe të mëdha toke dhe një numër i madh banesash në fshatin Moravë, bashkia e Dimalit. Tërheqja e ujërave ka lënë pas dëme të mëdha materiale, prodhime bujqësore të prishura, pajisje shtëpiake, etj.

Situata e vështirë që zgjati 3 ditë i ka lënë 250 familjet e komunitetit rom të Moravës në mëshirën e fatit. Ata deklaraojnë se nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë për dëmet e shkaktuara në pronat dhe banesat e tyre nga përmbytjet e vazhdueshme. Edhe kur Shtabi i Emergjencave në Bashki akordoi një fond dëmshpërblimi për ta para disa vitesh, asnjëherë nuk u kompensuan.

Përveç kësaj, banorët e komunitetit rom në Moravë janë injoruar nga banorët e tjerë sa herë që kanë kërkuar ndihmë.

Pamje nga “Faxweb”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne berat permbytje ne berat

Sondazh

Poll