Aktualitet

U emërua në SPAK, prokurori Shehu ndryshoi qëndrimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

13 Dhjetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
U emërua në SPAK, prokurori Shehu ndryshoi qëndrimet për

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë kualifikoi Alfred Shehun dhe Elvin Gjokajn si prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Ish-prokurori i Elbasanit dhe Sarandës nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun shqiptar.

Disa ditë para zgjedhjeve, prokurori Shehu u shpreh në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan se nuk kishte materiale zgjedhore në automjetin e militantëve socialistë. Por, në seancën gjyqësore për ngjarjen e rëndë, Shehu pranoi se në makinën e Kelmend Xhaferrit u gjetën karta identiteti, euro dhe lista dhe formularë patronazhistësh.

Ngjarja e Elbasanit u konsidrua në media si ndërhyrje e shtetit në zgjedhje nëpërmjet grupeve kriminale.

Me kalimin e muajve, prokurori Alfred Shehu arriti të kalonte me sukses proçesin e vettingut, ndërsa sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë e renditi në vendin e dytë me 211 pikë për vendin vakant të Prokurorit të SPAK-ut. Kolegu i tij Elvin Gjokaj u kualifikua në vendin e parë me 216 pikë.

SHIKO DHE KËTË:

Dy vende vakante / KLP ëmëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klp spak vettingu per alfred shehun vrasja e pjerin xhuvanit klp spak vettingu per alfred shehun vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll