Aktualitet

Video teksa bënte drift në sens të kundërt i kushton shtrenjtë të riut nga Laçi

13 Dhjetor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Video teksa bënte drift në sens të kundërt i kushton

LEZHË – Një 24-vjeçari nga Kurbini i ka kushtuar shtrenjtë pasioni për manovrat me makinën e tij, pasi është gjobitur me një gjobë të majme nga Policia e Shtetit. Shkak është bërë një video e publikuar në rrjetet sociale, ku personi në fjalë shihej teksa bënte drift me makinën e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Pas identifikimit, policia ka bërë të mundur nisjen e një procedimi penal për të, duke i bllokuar automjetin dhe duke i vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj, si dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit për ngjarjen:

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që bënte manovra të rrezikshme me mjetin, në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit që shfaqej në video. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, drejtuesin e mjetit, shtetasin D. N., 24 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drift me makine policia e kurbinit drift me makine policia e kurbinit

Sondazh

Poll