Aktualitet

Nipi e denoncoi të zhdukur, gjendet e vdekur në pyll një 54-vjeçare në Elbasan

13 Dhjetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
Nipi e denoncoi të zhdukur, gjendet e vdekur në pyll një

ELBASAN – Një grua, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi ishte larguar disa ditë më parë nga banesa e saj, është gjetur e pajetë në fshatin Zavalin të Elbasanit. Nga hetimet e para, rezulton se në trupin e 54-vjeçares me inicialet P.B., nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet nga grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 54-vjeçares.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi ne polici policia e elbasanit denoncimi ne polici policia e elbasanit

Sondazh

Poll