Aktualitet

Djegia e mandateve/ Ambasadori i Britanisë së Madhe në zyrën e Bashës

19 Shkurt 2019, 18:07 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Ambasadori i Britanisë së Madhe në zyrën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar pak më parë, ndërsa vjen një ditë pas vendimit të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet e deputetit, si zgjidhja e vetme për të kthyer ligjshmërinë.

Pas këtij takimi si nga ambasadori ashtu edhe nga selia blu nuk ka pasur prononcim për mediet.

Një ditë më parë pas mbledhjes së grupeve parlamentare të PD dhe LSI-së, u vendos djegia e mandateve, ndërsa u mandatuan kryetarët e partive që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm statutor. (Lexo këtu)

Po ashtu Lulzim Basha ka paralajmëruar pë një protestë tjetër këtë të enjte, që do të pasojë protestën e 16 shkurtit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadori i britanisë së madhe djegia e mandateve te opozites lulzim basha pd ambasadori i britanisë së madhe djegia e mandateve te opozites lulzim basha pd

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2019, 16:03

Zjarr në Patos, vatra pranë puseve të naftës

Një zonë në kodrat e Patosit është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në vendin e njohur si “Ofiçina”, e cila ndod...