Politike

VD-Këlliçi: 4934 delegatë në Kuvend, plotësohet kuorumi për vendimmarrje

11 Dhjetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
VD-Këlliçi: 4934 delegatë në Kuvend, plotësohet

TIRANË– Kryetari i Komisionit për punimet e Kuvendit të Berishës Belind Këlliçi deklaroi se janë 7646 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e tij. Këlliçi deklaroi se ditën e sotme janë të pranishëm në Kuvend janë 4934 delegatë, numër më i madh nga se është kërkuar.


“Në lidhje me numrin e thirrjeve që kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar nevojitet ¼ për të thirrur Kuvendin. Numri total është 7646. ¼ është 1913 firma delegatësh. Sekretariati teknik më njofton se 4200 formularët e dorëzuar me firma janë të pranishëm në kuvend. Numri i delegatëve që kanë thirrur Kuvendin, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Kuvendit të Partisë Demokratike. Numri i delegatëve që janë paraqitur sot 4934 delegatë. Duke qenë se numri është më i madh, deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast. Pranë sekretariatit teknik janë paraqitur dy kërkesa që kërkojnë vendimmarrje nga kuvendi”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi i Berishës/ 5000 delegatë, Komisioni nis punën për draft-statutin e ri

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belind kelliçi kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 belind kelliçi kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll