Politike

Misteri i shtesave në Komisionin e PD, Shehu protestoi te Berisha kur dëgjoi emrin

11 Dhjetor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Misteri i shtesave në Komisionin e PD, Shehu protestoi te Berisha kur

TIRANË– Tritan Shehu dhe Evi Kokalari siç duket nuk ishin planifikuar për tu bërë pjesë e komisionit me 29 anëtarë që pritet të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Në nisje të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti Belind Këlliçi lexoi emrat e anëtarëve të komisionit.


Ajo që u vu re ishte se fillimisht Këlliçi lexoi 27 emra pa përfshirë Shehu e Kokalarin. Sapo mbyll listën me leximin e emrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shehu ‘nis protestën’. Biseda ‘nën vesh’ e tij me Berishën bën që Këlliçi të rilexojë emrat. Këtë herë, ata janë 29 të tillë.

Anëtarët e Komisionit janë: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belind kelliçi kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha belind kelliçi kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll