Politike

Gjekmarkaj në kryesinë e PD: Kush është shumica, ne apo ata?

11 Dhjetor 2021, 20:12 Nga DOSJA
Gjekmarkaj në kryesinë e PD: Kush është shumica, ne apo ata?

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka debatuar në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se Gjekmarkaj ka kërkuar të dijë nëse ata që ndodheshin në selinë blu, anëtarët e kryesisë janë shumica e PD-së apo ata që ishin në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha, i cili mbajti sot Kuvendin në stadiumin “Air Albania”. Gjekmarkaj e ka konsideruar të gabuar faktin që në atë kryesi të gjithë janë në mbështetje të kryetarit. 

“Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka me debat janë të gjithë në anën e Kryetarit ! Çdo lider do ja kishte zile kësaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam një parti për vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , një me te bashkuar një PD të madhe apo ënde një me të madhe për të ardhur një ditë në pushtet! Për ketë duhet ende eksploruar çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për te shmangur ketë drame ne te cilën është PD ! Unë nuk di ne përfaqësojmë shumicën apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me një grup te vogël dhe ne na i lexoni këtu unë e refuzoj këtë logjike. Por di qe demokratet sonte  janë kokulur  sepse e shohin partine e tyre me të përçare se kurrë! Ndëshkimi është i lehte por se di ne është i duhuri. Z Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne mënyrën e gabuar! Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vetë përgjegjësinë para historisë, në do të bëhet antiamerikane, antiperëndimore, antikombëtare, te vetëshkatërrohet dhe nëse e duan se ndal dot! Kryetar ju keni eksperiencë politike të gjatë shumë me te gjate se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë, çdo interes personal që kjo parti t’i shpëtoje goditjes! Unë kam mbajtur qëndrimet e mia e as pendohem për to, te njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rruge tjetër dhe jemi të detyruar të shpëtojmë bërthamën properëndimore të kësaj partie, hajde ta shpëtojmë të vetëdijshëm që po zvogëlohemi. Duhet te pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje, Sali Berisha ditën e parë pat 30 mbështetës! Sot mijëra, sepse ai doli bëri beteje, ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund te përgatitet një kuvend ne pak dite për t’ju imponuar shoqërisë?”_ mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj. 

LAJMI KRYESOR: Berisha e shkarkoi me Kuvend, Basha s’rri duarkryq: Do marr masa për këtë që ndodhi

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj kryesia e pd 11 dhjetor 2021 agron gjekmarkaj kryesia e pd 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll