Politike

Komisioni i Rithemelimit të PD: Kuvendi i thirrur nga Basha, nul

12 Dhjetor 2021, 12:27 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit të PD: Kuvendi i thirrur nga Basha, nul

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha është nul dhe i paligjshëm. Me anë të një njoftimi, Komisioni i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të bojkotojnë mbledhjen dhe të mos bëhen pjesë e paligjshmërisë së tij.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar! Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD. Gjithashtu ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për të përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re!

Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme. Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë! Ju ftojme gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës. Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve! Komisioni i Rithemelimit

LAJMI KRYESOR: POST-KUVEND/ Berisha e shkarkoi, nis ‘hakmarrja’ e Bashës! Priten përjashtime

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike keshilli i pd 12 dhjetor 2021 komisioni i rithemelimit te pd keshilli i pd 12 dhjetor 2021 komisioni i rithemelimit te pd

Sondazh

Poll