Politike

Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim,sfidon SHBA: Nxirrni një provë, ndryshe do të…

11 Dhjetor 2021, 12:47 Nga DOSJA
Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim,sfidon SHBA: Nxirrni një provë,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke e cilësuar si një governatore që mbështet atë që e cilëson si ‘narkoshtet’. Gjatë fjalës së tij nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha ka kërkuar që të publikojnë prova që provojnë akuzat e korrupsionit ndaj tij, ndryshe të rishikojnë vendimin e marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Po ashtu, ndër të tjera Berisha e akuzoi Uashingtonin për dy standarde, por tha se vendimet nuk vijnë nga “vendi i lirisë” por nga “mafia e George Soros”.


FJALA E BERISHËS:

Amerika është perandoria e lirisë. Ka bërë për lirinë tonë më shumë se kushdo tjetër. Është e dhimbshme të shohësh ambasadoren të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. Perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët dhe njerëzit e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore, përfaqësuese të vlerave, të kombit të tij të madh. Por çfarë ndodh në këto vite, e paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit të lirisë pëgëzon policinë për luftën kundër droogës. Në kulmin e korrupsionit përfaqësuesi i vendit të madh ligjëratë në mbështetje të narko qeverisë, dhe merret nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën dhe qëndrimet e saj. Në një kohë kur me shumë të drejtë propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë të markave të ndryshme, një trafikant dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, dhe kur kthehet procesi i këtij trafikanti shpallet si procesi politik. A janë këto standarde të dyfishta? A vijnë këto nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e George Soros.

DASH shpall “non grata” Sali Berishën. Njeriun që nuk ka pasur kurrë një akuzë të ngritur ndaj tij apo familjes për korrupsion. Shpall non grata njeriun që përmbysi diktaturën më staliniste të Europës. Njeriun që është votuar aq shumë sa burokratët nuk e kanë parë as në ëndërr. Në 2013 më kërkuat që të mos e jap dorëheqjen. Ai është vendimi më i rëndësishëm i jetës time. Jam i vendosur për të bërë gjithçka për identitetin tim. Kam muaj që pres. Asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë. I bëj thirrje nga kjo sallë që të bëjnë publike provat dhe i siguroj se do të marr çdo vendim ndaj vetes time. Në të kundërt duke qëndruar i përulur para të vërtetës do të vazhdoj i pathyeshëm misionin tim. Rishikoni vendimin e DASH sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtuyte të njerëzve të lirë. Iu garantoj se do të vazhdoj misionin tim së bashku me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri,”-tha Berisha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ 5000 delegatë votojnë Statutin, shkarkohet Basha! Zgjedhjet më 22 mars

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha yuri kim kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll