Politike

Shi e përmbytje kudo në Shqipëri/ Meta: Institucionet të angazhohen maksimalisht

12 Dhjetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
Shi e përmbytje kudo në Shqipëri/ Meta: Institucionet të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar vëmendjen e institucioneve shtetërore për të marrë gjithë masat e nevojshme për të përballuar situatën e motit të keq që ka shkaktuar probleme veçanërisht në Jug të vendit, në Fier dhe Vlorë. Kreu i shtetit thekson se problematik është fakti që ashtu si në të kaluarën autoritetet e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturat nuk e kanë njoftuar më herët popullatën në zonat me risk të lartë. Megjithatë kërkon që të merren të gjithë masat për të mos u cënuar asnjë jetë. 

Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën kritike të krijuar, si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura dhe të bllokura nga reshjet e borës. Jam informuar se situata paraqitet më problematike në Qarkut e Fierit, sidomos në njësinë administrative Levan, fshatin Ferras, ku janë evakuuar 15 familje dhe qindra hektarë tokë bujqësore, ndodhen nën ujë. Përmbytje të shumta ka edhe në Qarkun e Vlorës, sidomos në zonën e Mifolit ku sipërfaqja e përmbytur e tokës bujqësore i kalon mbi 1200 hektarë, ndërkohë që shumë fshatra në Lumin e Vlorës rezultojnë të izoluara. Gjithashtu në Veri, Veri-Lindje dhe Jug-Lindje të vendit shumë zona rezultojnë sot të bllokuara nga reshjet e shumta të borës. Problematik është fakti se ashtu si në të kaluarën, autoritetet e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturat nuk e kanë njoftuar më herët popullatën në zonat me risk të lartë, lidhur me parashikimin e hershëm sipas IGJEUM, që prej ditesh ka njoftuar autoritetet shtetërore në lidhje me parashikimin e motit. Duke u solidarizuar me banorët e prekur nga pasojat e motit të keq, u bëj thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse shtetërore të angazhohen maksimalisht për sigurinë e jetës dhe të pronës,“-shkruan Meta.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta moti i keq ne shqiperi ilir meta moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll