Politike

Ministrja Krifca: Kemi investuar në Mifol, ndryshe sot do kishim Vlorën e përmbytur

12 Dhjetor 2021, 13:07 Nga DOSJA
Ministrja Krifca: Kemi investuar në Mifol, ndryshe sot do kishim

VLORË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka shkuar në Vlorë për të inspektuar situatën problematike për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Krifca bëri me dije se deri më tani, nga të dyja anët e lumit është përmbytur rreth 1 mijë hektarë tokë bujqësore. Por gjithashtu ka shtuar se nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje në argjinaturën e urës së Mifolit, me prurjet e sotme do të ishte përmbytur sipas saj, Vlora.

Kemi bërë një ndërhyrje në argjinaturë, e cila ka mundësuar që sot mos ta kemi Vlorën e përmbytur. Do të kemi dhe investime të tjera. Nuk ndërhyjmë dot se uji është në nivel të lartë. Por sapo të mundet do të ndërhyjmë. Do të ketë ulje të prurjeve, ky është lajmi më i mirë që mund të raportojmë për momentin,”– tha Frida Krifca.

LAJMI KRYESOR: Stuhia në Shqipëri! Vjosa përmbyt në Vlorë, evakuuohen banorët. 1000 ha nën ujë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike frida krifca moti i keq ne shqiperi frida krifca moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll