Politike

PËRPLASJE? Ristani: Nesër shkojmë në selinë e PD, Bashën e nxjerrim me polici

11 Dhjetor 2021, 21:11 Nga DOSJA
PËRPLASJE? Ristani: Nesër shkojmë në selinë e PD,

TIRANË– Mbërritja e komisionit të ngritur në Kuvendin e mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në seinë e Partisë Demokratike mund të shoqërohet me përplasje mes demokratëve. Arben Ristani, i ftuar në “Çim Peka Live” tha se ata janë të gatshëm të shkojnë që nesër në PD.

I pyetur se si do të procedohet me largimin e kryedmokratit Lulzim Basha të cilin ata e shkarkuan në stadiumin “Air Albania”, Ristnai tha se nëse do të jetë e nevojshme do të marrin edhe policinë në telefon. Sipas Ristanit, tashmë Basha është pushtuesi i zyrave. 

“Që nga momenti i shkarkimit, ai është i paligjshëm me qëndrimin e tij në zyrë. Dhe për ta vendosur çështjen në ligjshmëri shteti ka edhe mënyrat represive. Do t’i drejtohemi qoftë policisë, për ta liruar, sepse nga sot është pushtues i godinës së PD. Nëse do të ketë pengesë do të përdoren edhe metoda të tilla,”- tha Ristani ndër të tjera. 

(F.m/dosja.a)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ristani arben ristani

Sondazh

Poll