Politike

Krijimi i institucioneve paralele në Sarajevë, Meta: Shqetësuese, duhet dialog!

12 Dhjetor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Krijimi i institucioneve paralele në Sarajevë, Meta: Shqetësuese,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën në Bosnje & Herzegovinë për krijimin e institucioneve paralele mes Republikës Serbe në Bosnje dhe Bosnjes. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se situata është shqetësuese, duke u bërë thirrje udhëheqësve të vendit që të tërhiqen nga kjo ide dhe nga krijimi i një Kushtetuese të re. Ai ka shtuar se ky vendim rrezikon stabilitetin në vend dhe se minon në mënyrë të drejtpërdrejt Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit.

Postimi i Plotë:

Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës për t’u tërhequr nga institucionet shtetërore dhe për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor. Iniciativa e ligjvënësve të Parlamentit të Republikës Serbe për të filluar punën për krijimin e këtyre institucioneve dhe hartimin e një Kushtetute të re, shkojnë në drejtimin e kundërt të përpjekjeve 26-vjeçare të qytetarëve boshnjakë, liderëve lokalë dhe bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Duke minuar në këtë mënyrë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, rrezikohet seriozisht stabiliteti rajonal dhe vështirësohet jetesa e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve, që aspirojnë paqe dhe begati. Gjithashtu, ato dëmtojnë rëndë shtetin ligjor dhe perspektivën e integrimit europian të vendit dhe rajonit. Bëj thirrje për angazhimin në dialog të politikanëve të Republikës Serbe dhe të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në mirëbesim reciprok, me qëllim avancimin e reformave të nevojshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve, avancimin e proceseve integruese të shtetit të tyre, çka do t’i shërbente edhe forcimit të paqes e sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit Perendimor.

Çfarë ndodhi dje në Bosnje & Herzegovinë?

Anëtarët e presidencës boshnjake ditën e djeshme votuan për daljen e Republikës Serbe nga presidenca e vendit. Me kërkesë të Milorad Dodik, i cili kryeson presidencën, arriti të marrë votat e nevojshme për të dalë nga institucionet e vendit, edhe pse opozita e kundërshtoi këtë gjë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta milorad dodik ilir meta milorad dodik

Sondazh

Poll