Sport

Akoma në burg, kërkesa e çuditshme e presidentit të Sampdorias: Dua të bëj një…

11 Dhjetor 2021, 19:17 Nga DOSJA
Akoma në burg, kërkesa e çuditshme e presidentit të

ITALI-Massimo Ferrero, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë, i akuzuar për krime financiare kërkon që të pranohet kërkesa për arrest shtëpie për të kaluar Krishtlindjet me familjen. I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, presidenti i Sampdorias u shpreh.

“Do të doja të flisja me fëmijët e mi. Kur telefonova për herë të fundit, ata nuk ishin aty. Në moshën 70-vjeçare, të qenit këtu bën që bota të shembet mbi mua dhe nuk mund t’i mendoj të gjitha këto”. Më pas ai vazhdon: “Jam i shqetësuar, sepse kam 600 punonjës që tani rrezikojnë të mos kenë më punë. Dhe pastaj kam një tjetër mendim të madh, fëmijët e mi…”. Ferrero thotë se po shkruan një libër dhe bën shaka: “Dua të bëj një telefonatë me Quagliarellan (Kapitenin e skuadrës)”.

Ferrero falënderoi rojet e burgut: “Duhet të përgëzoj ata që drejtojnë këtë institucion. Janë zotërinj, më kanë trajtuar mirë, e bëjnë mirë punën e tyre. Në të ardhmen do të doja të realizoja një projekt enkas për burgun”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ferrero sampdoria ferrero sampdoria

Sondazh

Poll