Sport

Samuel Eto’o u zgjodh presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Kamerunit…

11 Dhjetor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Samuel Eto’o u zgjodh presidenti i ri i Federatës së Futbollit

KAMERUN – Ishte një ‘bubullimë’ në qiellin e Kamerunit. Samuel Eto’o, 40 vjeç, u zgjodh president i Federatës së Futbollit të këtij vendi, pas zgjedhjeve këtë të shtunë, me 42 vota pro kundër 31 të kundërshtarit të tij, Seydou Mbombo Njoya, presidenti aktual.

Në fund të një fushate të vështirë, në një vend të apasionuar pas këtyre zgjedhjeve, që ishin kthyer në një kauzën për yllin e “Luanëve të Paepur”, Eto’o përshkoi vendin në fushatë. Ai luftoi, kur nuk ishte i preferuari, për të gjetur vendin e tij në një botë më politike sesa sportive.

Nëse votimi do të ishte publik, padyshim që nuk do të kishte asnjë dyshim për fitoren e Samuel Eto’o, por ish-sulmuesi duhej të bindte 76 delegatët. Ndaj ai përfshiu në fushatën e tij, familjen e madhe të futbollistëve, nga Bell te Song, apo kandidatëve të tjerë si Emmanuel Maboang Kessac, ish-lojtar i kombëtares i viteve ’90.

Emocioni ishte në kulmin e tij, lotët rridhnin në momentin e njoftimit. U ndje një tension i fortë që në fillim të mëngjesit, një farë konfuzioni. Diskutimet u zvarritën se si të numëroheshin votat, pasi kishte frikë nga vjedhjet e të gjitha llojeve. Gjithçka përfundoi mirë. Është një sfidë që pret idhullin që ka fituar pothuajse gjithçka në një fushë. Ky është Eto’o, një fat i jashtëzakonshëm, në krye të një institucioni të kritikuar prej vitesh. Ai premtoi ndryshime. Një jetë e re prezantohet edhe për ata që dalin nga New Bell, një nga lagjet më të varfëra të Douala…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 40 vjeç bell te song eto'o ish-sulmuesi duhej të bindëte 76 delegatët kur nuk ishte i preferuari një sfidë që pret idhullin president i federatës së futbollit të këtij vendi samuel eto'o seydou mbombo njoya 40 vjeç bell te song eto'o ish-sulmuesi duhej të bindëte 76 delegatët kur nuk ishte i preferuari një sfidë që pret idhullin president i federatës së futbollit të këtij vendi samuel eto'o seydou mbombo njoya

Sondazh

Poll