Sport

Fitoi titullin “Agjenti i Artë”, Pastorello habit: Lukaku do të rikthehet në Itali

11 Dhjetor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Fitoi titullin “Agjenti i Artë”, Pastorello habit: Lukaku do

ITALI– “Agjenti i Artë” ndryshon pronar, por qëndron në Monte-Karlo. Nga Mino Raiola, agjenti më i mirë i vitit 2020, tek Federico Pastorello, i cili do të kurorëzohet të hënën gjatë “Natës së Artë” organizuar nga Tuttosport në Nuvola Lavazza të Torinos. Muret e zyrës së Federico Pastorello-s duken si ato të një galerie arti: piktura,bluza dhe fotot që përmbledhin karrierën 25-vjeçare dhe përshkallëzimin e agjentit. Krahas goditjes së vitit – firma e Romelu Lukakut te Chelsea.

Ështe e vërtetë që Lukaku në vitin 2019 ishte një hap larg Juventusit?

“Po. Marrëveshja me Interin ishte bllokuar sepse Zhang nuk dukej se donte të kënaqte kërkesat e larta të Manchester United.Juventus kishte dakordësinë me anglezët, që në këmbim të Lukakut do të kishin marrë Dybala dhe Mandzukic. Ndërkohë Marotta, Ausilio dhe Conte arritën të bindin Zhang që të rrisë ofertën. Pa i hequr asgjë shokëve të Lukakut tek Interi, mendoj se ai transferim spostoi ekuilibrat njëhere e mirë në Serie A.”

Lukaku do te rikthehet ne Serie A?

“Po. E them këtë gjë me siguri. Romelu është i dashuruar me vendin tonë. Por tani le ta lëmë të kenaqet Chelsea me të dhe më pas të shohim.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lukaku pastorello lukaku pastorello

Sondazh

Poll