Sport

Trajneri i Rennes: “Një datë për ndeshjen, para 31 dhjetorit ishte e pamundur”…

11 Dhjetor 2021, 17:59 Nga DOSJA
Trajneri i Rennes: “Një datë për ndeshjen, para 31

FRANCE – E anuluar mbrëmjen e së enjtes, për shkak të epidemisë së Covid që preku Tottenhamin, ndeshja e fundit e grupit “G” në Conference League mes Spurs dhe Rennes nuk do të riluahet, siç vendosi UEFA mëngjesin e kësaj të shtune.

“Është një situatë e veçantë me Covid-in, do të kisha preferuar që të informoheshim pak më herët, gjë që do të na shmangte të udhëtonim për asgjë”,- ka reaguar mesditën e kësaj të shtune Bruno Genesio, në lidhje me udhëtimin që Rennes bëri në mesjavë në Londër. – Sigurisht që nuk ishte për arsye legjitime, – vazhdoi ai, – por tani duhet të presim vendimin e UEFA-s, organet e të cilit do të mblidhet në fillim të javës së ardhshme për të vendosur. Në këtë aferë, jemi në pritje të vendimit të tyre.

Ne duhej të gjenim një datë që i përshtatej të dy klubeve para 31 dhjetorit (sipas rregullores), por ishte e pamundur. Ne u përpoqëm të bënim më të mirën, kishte një datë në dispozicion, të mërkurën e ardhshme (më 15), por ata kishin një ndeshje të enjten në Leicester (më 16), që Premier League refuzoi ta shtyjë, sepse ata tani kanë edhe një ndeshje të shtyrë këtë fundjavë (ndaj Brighton). Ne, luajmë të shtunën në “Coupe de France” (kundër Lorient), pastaj të mërkurën në Monako (22), por më pas, ata kanë ditën e boksit.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport autogoli i totenham conference league e fundit e grupit “g” në conference league epidemisë së covid mbrëmjen e së enjtes mbrojtur portës spurs gjatë sezonit që preku tottenhamin autogoli i totenham conference league e fundit e grupit “g” në conference league epidemisë së covid mbrëmjen e së enjtes mbrojtur portës spurs gjatë sezonit që preku tottenhamin

Sondazh

Poll