Sport

Mbyllet “çështja Suarez” për Juventusin, por për Prokurorinë dosja ende e hapur…

11 Dhjetor 2021, 15:31 Nga DOSJA
Mbyllet “çështja Suarez” për Juventusin, por

ITALI – Çështja e Luis Suarez nuk do të sjellë asnjë sanksion në nivelin e drejtësisë sportive për Juventusin. Edhe nëse lajmi nuk është ende zyrtar, qëndrimi i presidentit Gabriele Gravina, i cili, të enjten në Zyrih përmendi mbylljen e procedurave, gjen konfirmim nga shumë anë.

Por duhet thënë se ende nuk ka një akt të Prokurorisë publike për ta sanksionuar, por ky është tregues i qartë për aferën që ka mbajtur gjykatën prej disa muajsh që nga shtatori i vitit të kaluar.

Luis Suarez, në atë kohë lojtar i Barcelonës, kishte marrë provimin e gjuhës italiane për të marrë nënshtetësinë në universitetin për të huajt të Perugias. Sipas hetuesve kjo procedurë ishte e manipuluar. Juventusi, që kishte vënë në kontakt Suarezin dhe Universitetin, më pas e kishte braktisur pistën e transferimit të lojtarit.

Prokurori i Perugias, i cili hetoi çështjen, më pas ia kaloi dokumentet prokurorit federal, i cili në gjendjen aktuale, nuk duket se ka gjetur asnjë provë për një procedim dhe duke i bërë të besueshme fjalët e Gravinës të enjten: “Çështja drejt arkivimit”.

Pra, asgjë në fakt. Juventusi, nga ana tjetër, ishte mjaft i qetë: ata nuk e kishin regjistruar Suarezin dhe interesi për transferimin e tij kishte përfunduar përpara provimit në Perugia. Lojtari gjithçka e kishte bërë me iniciativën dhe me mjetet e tij (avion privat nga Barcelona).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aksionet e juventusit çështja e luis suarez dhe drejtuesve të juventusit juventusi në atë kohë lojtar i barcelonës presidentit gabriele gravina të enjten në zyrih përmendi mbylljen e procedurave aksionet e juventusit çështja e luis suarez dhe drejtuesve të juventusit juventusi në atë kohë lojtar i barcelonës presidentit gabriele gravina të enjten në zyrih përmendi mbylljen e procedurave

Sondazh

Poll