Sport

Pa pjekuri dhe ide/ Morata nuk mjafton, Juve ngec ndaj Venecia-s

11 Dhjetor 2021, 18:59 Nga DOSJA
Pa pjekuri dhe ide/ Morata nuk mjafton, Juve ngec ndaj Venecia-s

ITALI-Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në javën e 17-të të Serie A përballë Venezia-s. Në “Stadio Pierluigi Penzo” bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët e pa ide. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Zonjës së Vjetër pasi Morata shënoi golin e vetëm të kësaj pjese në minutën 32.

Sulmuesi spanjoll shfrytëzoi një krosim të ulët të Pellegrinit dhe me një goditje të lehtë e çoi topin në rrjetën kundërshtare. Kështu u mbyll edhe pjesa e parë në favor të Juventusit.

Megjithatë, pjesa e dytë nuk nisi si pritej për ekipin e Allegrit. Aramu baraspeshoi gjithçka me një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone. Ai gjeti cepin e portës dhe të rrjetës, duke e bërë të pamundur reagimin e Szczesny. Juventus ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe ndodhet në vendin e gjashtë, dy pikë më pak se Fiorentina.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus venecia juventus venecia

Sondazh

Poll