Sport

Simeone: “Griezmann gjithmonë ka dashur të kthehet te Atletico”

11 Dhjetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Simeone: “Griezmann gjithmonë ka dashur të kthehet te

SPANJE – “Antoine (Griezmann) gjithmonë ka dashur të kthehet te Atlético Madrid”, – tha trajneri dhe mentori i tij Diego Simeone, të shtunën, në prag të derbit të kryeqytetit spanjoll kundër Real Madridit, ndeshje që do të zhvillohet këtë të dielë, në orën 21:00.

“Ai ka talent dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’ia heqë atë. Ai është aty ku dëshiron të jetë,- këmbënguli trajneri argjentinas. – Shpresoj që ai të vazhdojë të përmirësohet dhe të përparojë, sepse ne kemi nevojë për të. Sidomos për sa i përket klasit, sepse ai ka talent dhe askush nuk do të mund t’ia heqë dot.

Kjo është ajo që e bën atë një lojtar ndryshe në ekipin tonë: talent + sakrificë + përpjekje. Duke ditur të ngrejë nivelin e tij, duke ditur të luajë çdo pozicion sipas nevojave të skuadrës, siç bëri një ditë më parë (të martën në Porto, 3-1), kur iu desh të luante në krahun e majtë (pas kartonit të kuq të Yannick Carrasco).”

Simeone, në konferencën për shtyp, ka njoftuar gjithashtu se Luis Suarez, i cili doli i dëmtuar dhe i përlotur të martën, do të ishte i aftë për të luajtur. “Nesër (e diel) ai do të jetë atje. Do të shohim nesër (e diel) nëse do ta nisë si titullar, apo do të hyjë gjatë lojës. Pas ndeshjes fola me Luisin. Ekzaminimet treguan se ai nuk kishte asgjë. E pashë gëzimin me të cilin ai festoi golat e Griezmann dhe Angel Correa. I thashë, e admiroj. Në moshën 34-vjeçare, pasi kishte fituar gjithçka që fitoi, pasi duhej të dilte, sepse nuk ndihej 100%, ai i festoi ato gola në atë mënyrë… sepse është Luis Suarez”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antoine griezmann dy lojtare te atletico madrid me covid është luis suarez gjithmonë ka dashur të kthehet kundër real madridit oferte tunduese per atletico madrid sulmuesit të atletico mineiro. trajneri dhe mentori i tij diego simeone antoine griezmann dy lojtare te atletico madrid me covid është luis suarez gjithmonë ka dashur të kthehet kundër real madridit oferte tunduese per atletico madrid sulmuesit të atletico mineiro. trajneri dhe mentori i tij diego simeone

Sondazh

Poll