Sport

FORMULA 1/ Provat e lira, Verstappen e nis i pari, Hamilton mjaftohet…

11 Dhjetor 2021, 14:43 Nga DOSJA
FORMULA 1/ Provat e lira, Verstappen e nis i pari, Hamilton mjaftohet…

ABU DHABI-Max Verstappen do të niset i pari nesër në çmimin e madh të Abu Dhabit që është edhe e fundit për këtë sezon.Piloti i Red Bull arriti kohën me 1’22”109 duke u vendosur në vendin e parë si favoriti numër një për titullin kampion. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë, sepse mbrapa tij do të jetë Leëis Hamilton me Mercedesin e tij.

Britaniku nuk konfirmoi dot superioritetin që ka pasur garat e fundit dhe do të niset kështu nga vendi i dytë. Ndërkohë, vendi me i ulët në podium i surprizoi të gjithë pasi kohën e tretë më të shpejtë e regjistroi Lando Norris me McLaren.

Ai la pas pilotin tjetër të Red Bull Sergio Perez që nuk arriti dot më shumë se vendi i katërt. Në vendin e pestë do të niset piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz, i ndjekur nga Valtteri Bottas me Mercedes, që ndan dy shokët e skuadrës pasi Leclerc ka zënë vendin e shtatë.

 

? TOP TEN (END OF QUALIFYING) ?

Verstappen
Hamilton
Norris (?)
Perez
Sainz
Bottas
Leclerc
Tsunoda
Ocon
Ricciardo#AbuDhabiGP ?? #F1 pic.twitter.com/g8aTHRq5jx

— Formula 1 (@F1) December 11, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 1 max verstappen formula 1 max verstappen

Sondazh

Poll