Sport

Pankina e PSG-së do të zvogëlohet: shtatë lojtarë me valixhet gati. Ja kush ikën…

11 Dhjetor 2021, 12:06 Nga DOSJA
Pankina e PSG-së do të zvogëlohet: shtatë lojtarë me

FRANCE Ndërsa klubet europiane përpiqen të bëjnë disa goditje në dritaren e transfertave të dimrit, ka një klub që ka nevojën e kundërt: të shesë. Ky është PSG, protagonisti absolut i merkatos së verës, me blerjen e Donnarummas, Hakimit, Sergio Ramos, Wijnaldum, Messi e shumë të tjerë.

Sipas gazetës franceze ‘L’Équipe’, vetë trajneri Mauricio Pochettino i ka kërkuar klubit të shesë dikë për ta zvogëluar skuadrën, aktualisht të përbërë nga 33 lojtarë. Arsyeja lidhet me vështirësitë e punës me një grup kaq të madh lojtarësh.

Ndërkohë klubi, sipas burimeve franceze, do të ishte i lumtur ta kënaqte trajnerin, por edhe të ulte faturën e pagave të larta. Shtatë lojtarë janë gati të largohen, lista e tyre është: Mauro Icardi dhe Rafinha, dy ish-protagonistë të Seria A. Me ta, me valixhe në duar, janë edhe Abdou Diallo, Layvin Kurzawa, Colin Dagna, Eric Junior Dina-Ebimbe dhe Sergio Trigo, të gatshëm për t’u larguar nga Parisi gjatë tregut të dimrit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport absolut i merkatos së verës aktualisht të përbërë nga 33 lojtarë champions league me psg dritaren e transfertave të dimrit i ka kërkuar klubit të shesë dikë klubet europiane përpiqen presidenti i psg al khelaifi vetë trajneri mauricio pochettino absolut i merkatos së verës aktualisht të përbërë nga 33 lojtarë champions league me psg dritaren e transfertave të dimrit i ka kërkuar klubit të shesë dikë klubet europiane përpiqen presidenti i psg al khelaifi vetë trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll