Sport

Dy vajza zbulojnë instalacionin tek PD-ja, Basha: Ndoshta s’kishin lindur atëherë…

11 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Dy vajza zbulojnë instalacionin tek PD-ja, Basha: Ndoshta s’kishin

TIRANË – Në fjalën e tij mbajtur para zyrave të Partisë Demokratike, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, u shpreh se kjo është një ditë kuptimplotë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët, të cilët në zemrën e tyre kanë vlerat e lirisë dhe dmokracisë. Basha u shpreh më tej se, ndryshe nga herët e tjera, PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar dokumentin e formularëve të emrave të atyre që sot nuk janë më, por janë të paharruar, ndërsa bëri me dije se instalacionin do ta zbulonin dy vajza anëtarë të Partisë Demokratike, me siguri atëherë fëmijë, ose nuk kishin lindur kur u themelua kjo parti.

“Mblidhemi në një ditë kuptimplotë për çdo demokrate dhe çdo demokratë, një ditë kuptimplote për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e lirisë, demokracisë dhe me këto vlera janë nisur plotë 31 vite më parë në një rrugëtim. Në një rrugëtim plotë me sprova, në një rrugëtim të ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit, kryengritjen e të cilëve përkujtuam vetëm 3 ditë më parë. Nga aspirata e tyre për liri politike, që lindi në një hark kohor të pandashëm orësh, edhe pluralizmin politikë, edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë që feston sot 31-vjetorin. Sot, këtë instalacion do ta zbulojnë dy vajza anëtare të Forumit rinor të Partisë Demokratike, me respektin më të thellë, me siguri atëherë fëmijë, ose ndoshta nuk kishin lindur, kur kjo parti kishte lindur por si simbol i vazhdimit të misionit tonë për shqiptarët, për Shqipërinë, për rininë, me rininë për të ardhmen”, u shpreh në lidhje me këtë çështje kryedemokrati Basha.

LAJMI KRYESOR: VD-Basha sulmon Berishën: Hijet e të kaluarës s’duhet t’ju turbullojnë

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kuvendi i berishes lulzim basha kuvendi i berishes lulzim basha

Sondazh

Poll