Sport

Nuk do të luhet, fati i ndeshjes Tottenham-Rennes në tavolinë! Do të vendosë UEFA…

11 Dhjetor 2021, 11:22 Nga DOSJA

ZVICER – Ndeshja e Conferencë League, mes Tottenhamit dhe Rennes nuk do të zhvillohet, pasi nuk ka data të disponueshme për një gjë të tillë. Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, do të vendosë për rezultatin e ndeshjes.

Takimi ishte shtyrë për shkak të shumë rasteve me Covid në skuadrën angleze. Nga ana tjetër, francezët kanë kritikuar klubin londinez për marrjen e një “vendimi të njëanshëm”.

Shënimi i UEFA-s për ndeshjen, është si vijon: “Në përputhje me aneksin “J” të rregullores së Conference League, UEFA, në bashkëpunim me dy klubet, është përpjekur të gjejë një zgjidhje të zbatueshme për të riluajtur ndeshjen, në mënyrë që të sigurojë që faza e ndeshjeve në grupe të përfundonte në përputhje me rrethanat. Por fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet, nuk ishte e mundur të gjendej një zgjidhje, që do të funksiononte për të dy klubet dhe si rezultat, ndeshja nuk mund të luhet më dhe çështja do t’i referohet organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për marrjen e një vendimi në zbatim të aneksit “J” të rregullores së sipërpërmendur”.

Me këtë skenar, Tottenham Hotspurs me shumë gjasa, mund të humbasë 3-0 në tavolinë duke u larguar nga gara…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “uefa europa conference league” conference league etikës dhe disiplinës i uefa-s me covid në skuadrën angleze mes tottenhamit dhe rennes organi i kontrollit tottenham tottenham hostspur tottenham spurs uefa conference league “uefa europa conference league” conference league etikës dhe disiplinës i uefa-s me covid në skuadrën angleze mes tottenhamit dhe rennes organi i kontrollit tottenham tottenham hostspur tottenham spurs uefa conference league

Sondazh

Poll