Sport

Moratti polemizon dhe “godet” Juven: Do ishte kundërshtari më i lehtë për Interin

10 Dhjetor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Moratti polemizon dhe “godet” Juven: Do ishte kundërshtari

ITALI-Të hënën, më 13 dhjetor, Inter do të zbulojë kundërshtarin e tyre në raundin e parë me eliminim direkt të Champions League. Ish-presidenti i Interit Massimo Moratti ka lëshuar një “shigjetë” drejtuar Juventusit.

“Do të ishte e vështirë për të zgjedhur një kundërshtar më të përballueshëm, ndoshta mund të them Ajax, ose Lille. Është për të ardhur keq që shorti nuk përfshin mundësinë e takimit me Juven, do të kishte qenë kundërshtari më i lehtë.”

Skuadra e Simone Inzaghit përfundoi e dyta pas Real Madrid dhe zikaltrit do të luajnë me një skuadër nga vazo e parë. Ka shumë rreziqe: Manchester City, Liverpool, Ajax, Bayern Munich, Manchester United dhe Lille.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter juventus moratti inter juventus moratti

Sondazh

Poll