Sport

Shevchenko nuk di t’i japë identitet Genoas, humbet në derbi dhe rrezikon mbijetesën

10 Dhjetor 2021, 21:56 Nga DOSJA
Shevchenko nuk di t’i japë identitet Genoas, humbet në derbi dhe

ITALI-Derby della Lanterna i përket Sampdorias. Në javën e 17-të të Serie A skuadra doriane fiton ndaj Genoas me shifrat 3-1. Për të vendosur ndeshjen e “Marassit” ishte një dygolësh nga Gabbiadini në minutat 7′ dhe 67′, ndërthurur me golin e Caputos në minutën e 49′.

Goli i Destros në minutën e 78′ ishte e kotë. Genoa vazhdon krizën e saj dhe qëndron në vendin e parafundit me 10 pikë. Ajo rrezikohet gjithashtu të zhytet në vendin e fundit në rast se Salernitana merr 3 pikë në ndeshjen e radhës.

Ndërkohë pavarësisht problemeve administrative duke përfshirë presidentin e klubit në burg, skuadra e Sampdorias ngjitet në vendin e 14 në kuotën e 18 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport genoa sampdoria shevchenko genoa sampdoria shevchenko

Sondazh

Poll