Sport

Neymar, imazhi i veshjeve për meshkuj: për Puma është investimi më i mirë i mundshëm

11 Dhjetor 2021, 10:14 Nga DOSJA
Neymar, imazhi i veshjeve për meshkuj: për Puma është

GJERMANI – Kur marka gjermane ‘rrëmbeu’ Neymar nga Nike në shtator 2020, bota e sponsorizimit sportiv foli për një “tërmet”. Një vit më vonë, siç raporton ‘Bild’, drejtuesit e Puma-s fërkojnë duart mbi atraksionin që lojtari i PSG-së u ka dhënë. Braziliani i Parisit u ka rihapur dyert e futbollit, të bllokuar deri më tani nga dy gjigantët Nike dhe Adidas.

SHIFRAT – Numrat po zhurmojnë nga Gjermania: Puma është ende larg dy konkurrentëve të saj kryesorë për sa i përket xhiros. Nike kalon shifrën 42.000 milionë dhe Adidas lëviz te 20.000 milionë, krahasuar me 5.200 milionë që Puma arriti në vitin e fundit fiskal, pak nga ai i mëparshmi për shkak të ndikimit të pandemisë, por tërheqja e Neymar ka filluar të vihet re në një markë që kishte humbur shumë terren në futboll dhe që donte të bënte një bast të fortë në këtë sport. Kësaj madje, i përgjigjet edhe kontrata faraonike që i propozuan lojtarit brazilian, rreth 20 milionë euro në vit, sipas shifrave të parashikuara nga specialistët dhe të paformalizuara nga Puma.

INVESTIMET – Në kompani kanë pak dyshime: “Eshtë investimi më i mirë i bërë ndonjëherë”. Mendimet dhe fjalët e Bjorn Gulden, u justifikuan me një video prezantimi që brenda pak orësh, arriti dhe u pa nga gati 7 milionë njerëz brenda pak minutash nga postimi në Instagram. Ndër të tjera, braziliani di të menaxhojë rrjetet sociale dhe ndikimi i tij te të rinjtë është i dukshëm. Nuk është për t’u habitur që në Francë, Neymar është bërë aseti me rritjen më të shpejtë për markën. Shitjet e tij arritën një rekord për veshjet e fëmijëve dhe pajisjet sportive. Neymar ka ndihmuar edhe në ndryshimin e imazhit të Pumës në sytë e vetë lojtarëve, të cilët kanë filluar ta konsiderojnë atë të barabartë me dy emrat e mëdhenj të merkatos. Lojtari i PSG-së do të jetë gjithashtu i pranishëm në linjën që ata synojnë të tërheqin me Batman, një personazh i admiruar edhe nga Neymar. Dhe “blerja” e radhës mund të jetë norvegjezi Erling Haaland.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport braziliani neymar drejtuesit e puma marka gjermane ‘rrëmbeu’ neymar nga nike neymar (30 milionë) nuk është për t'u habitur që në francë siç raporton ‘bild’ braziliani neymar drejtuesit e puma marka gjermane ‘rrëmbeu’ neymar nga nike neymar (30 milionë) nuk është për t'u habitur që në francë siç raporton ‘bild’

Sondazh

Poll