Aktualitet

“Do kryejnë vrasje në protestën e opozitës”, flet i burgosuri nga Fieri: Kemi 100 halle në kurriz

21 Qershor 2019, 15:26 Nga DOSJA
“Do kryejnë vrasje në protestën e opozitës”,

TIRANË- Marjus Meta, është një prej të burgosurve në burgun e Fierit, të cilit iu përmend emri se do të lirohej për të shkaktuar trazira në protestën e sotme të opozitës, një lajm ky i publikuar në emisionin Stop në Klan.

Në një intervistë ekskluzive për televizionin Fax News, Meta tha se nuk kishte asnjë të vërtetë në këtë lajm, dhe familjarët e tij kanë qenë të tronditur pasi e kanë dëgjuar në media.

‘’Kemi 100 halle në kurriz, jemi hallexhinj, ne s’kemi bukë të hamë, s’kemi shtëpi”, as e imagjinojmë dot një gjë të tillë, tha Meta në lidhjen telefonike për Fax News.

Meta, tregon se është i dënuar për vjedhje me armë, dhe para disa muajsh ka marrë dhe leje për të dalë nga burgu për sjellje të mirë, ndërsa është kthyer sërish sipas rregullave.

Ai tregon më tej se asnjë prej emrave të përmendur në emisionin Stop nuk janë liruar nga burgu, dhe se ai do të hedhë në gjyq emisionin që ka nxjerrë këto të pavërteta.

Në mesazhin e publikuar dje nga “Stop”, dhe të pa vërtetuar nga drejtuesit e emisionit, thuhej se tre të burgosur kanë ndalë nga qelitë e burgut të Fierit dhe janë paguar 10-20 mijë euro për të bërë atentat në protestën e sotme të opozitës.

“Është një video në një lokal në Kuman të Fierit ku tre të burgosur bisedojnë me njëri-tjetrin për atentate që janë porositur të kryhen nesër. Shihet edhe dengu me lekë që kanë marrë mbi tavoline. Videon nuk e siguroj dot sepse edhe ata të lokalit kanë marrë lekët,”– shihej e shkruar në mesazhe.

Një fakt ky që u kundërshtua dhe nga kryedemokrati Basha, që e quajti Stopin dhe Klanin një vegël qorre të Edi Ramës.

“Këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: injorojini këto vegla qorre. Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju.

Emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme”,  u shpreh dje Basha, dhe më pas shtoi se në protestën e sotme do të dilte së bashku me dy vajzat e tij dhe bashkëshorten.

(Marrë nga Faxweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet i burgosuri lulzim basha marjus meta saimir kodra vrajse ne protesten e opozites lirohet i burgosuri lulzim basha marjus meta saimir kodra vrajse ne protesten e opozites

Sondazh

Poll