Aktualitet

Shtypi me makinë të miturin shqiptar, maqedonasi dënohet me 6 vite burg, familja: U vra për herë të dytë

21 Qershor 2019, 14:12 Nga DOSJA
Shtypi me makinë të miturin shqiptar, maqedonasi dënohet me 6

MAQEDONI E VERIUT- Dënohet me vetëm 6 vite burg Boban Iliç, maqedonasi që shtypi për vdekje me makinë vogëlushin shqiptar Almir Aliun. 

Madje lidhur me dënimin e maqedonasit, Gjykata ka vendosur që t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim.

Ndërsa babai i të miturit të ndjerë, Sedat Aliu ëshët dënuar me 6 muaj burg për “dhunë”.

Babai i Almirit përpara mediave deklaroi se ky vendim e vrau për së dyti djalin e tij.

“Përsëritja e gjykimit për ne nënkuptoni vrasje të dytë. Këtë neve e kemi pritur. Gjykata e Kumanovës nuk ndan drejtësi për shqiptarët. Jemi të anashkaluar ndaj maqedonave”– deklaroi Sedat Aliu, babai i Almir Aliut.

Avokatët e familjes Aliut e cilësojnë vendimin si drejtësi të njëanshme, duke shtuar se përveç në Gjykatën e Apelit, çështjen do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Iliç fillimisht u akuzua me veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa më pas u rikualifikua veprën për “aksident trafiku me vdekje pasojë”.

Ngjarja e kobshme ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliç, me veturën e markës Mercedes vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliç.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet almir aliu sedat aliu almir aliu sedat aliu

Sondazh

Poll