Aktualitet

Aksidentet në punë, vdesin dy punëtorë në Klos e Përmet

21 Qershor 2019, 09:53 Nga DOSJA
Aksidentet në punë, vdesin dy punëtorë në Klos e

PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Përmet, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në nyjen e inerteve pranë fshatit Kosinë, ku punonte 60 vjeçari me iniciale S.P. Burri u gjet tek hinka e thithjes së rërës e çimentos dhe nga asfiksimi i këtyre të fundit ai nuk mundi dot të mbijetonte. Burime për Dosja.al bëjnë me dije e ai kishte 30 vite në atë pozicion pune. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ndodh brenda ditës në vendin tonë, pasi në rrugën e Arbrit është gjendur i pajetë 45-vjeçari Agim Meta, i cili ishte punëtor në këtë kantier. Dyshohet se ai është shtypur nga mjetet e firmës që po punojnë në këtë rrugë.

Informacion paraprak.

Rreth orës 11:00, në  nyjen e inerteve  pranë fashatit Kosinë Përmet, ka humbur jetën aksidentalisht   shtetasi S.P., rreth 60 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat. Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten 60 vjecari permet punonjes i inerteve humb jeten 60 vjecari permet punonjes i inerteve

Sondazh

Poll