Aktualitet

I ati me pranga në duar, shpërthen në lot vajza e Tonin Ndojit, autorit të vrasjes në Lezhë (VD)

21 Qershor 2019, 11:22 Nga DOSJA
I ati me pranga në duar, shpërthen në lot vajza e Tonin Ndojit,

Lezhë- Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Tonin Prendi (Ndojin) pasi vrau me armë tre ditë më parë kryeplakun e fshatit Mërqi, Gjin Markun. Dosja.al mësoi se ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për barin e parcelës.

Por sot teksa është masa e sigurisë për autorin, në gjykatën kanë qenë edhe familjarët e tij, një ndër ta vajza.  Ajo teksa ka parë babain e saj me pranga në duar, të rrethuar nga forcat e policisë i ka nisur me të qarë.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga Faxweb, shihen momentet kur vajza e autorit t^ vrasjes shpërthen në të qara.

Si ndodhi vrasja?

Kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre ishin edhe aq të mira. Kjo për arsye se ka pasur pakënaqësi që lidheshin me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

Kaq mjaftoi që mëngjesin e ditës së djeshme Tonin Prendi Ndoji mori një armë zjarri automatik vrau mikun e tij. Viktima ishte në parcelë bashkë  me tre punëtorët e tij. Plumbat e kanë përshkuar tej për tej 63 vjeçarin Marku duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit. Tonin Prendi u arrestua 5 orë pasi kreu krimin e rëndë

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tonin ndoj vritet gjin marku në lezhë tonin ndoj vritet gjin marku në lezhë

Sondazh

Poll