Aktualitet

Përplasjet në KZAZ, gjykata lë në burg 3 protestues, kryebashkiaku Dushaj: Liria do triumfojë mbi diktaturën (Foto)

21 Qershor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Përplasjet në KZAZ, gjykata lë në burg 3 protestues,

TROPOJË- Gjykata e Tropojës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 3 nga personat, të cilët sulmuan KZAZ-në, në shenjë proteste për të larguar materialet zgjedhore dhe për të mos lejuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Të arrestuarit janë Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj. 

Por, një veprim i tillë i ka revoltuar banorët, duke bërë që të dalin në një protestë në mbrojtje të tyre me pankartat lironi vëllezërit tanë.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryebashkiku i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, i cili përmes një reagimi në rrjetin social Facebook është shprehur besimplotë se e drejta do do triumfojë mbi padrejtësinë.

Postimi i plotë i Besnik Dushajt: 

Ditën e sotme, Gjykata e Tropojës, nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”, dha vendimin e burgosjes politike për tre protestues të pafajshëm, Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj, që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

 

 

Thirrja ime, thirrja e çdo njeriu që mbron lirinë dhe demokracinë e vendit të tij, është për bashkimin më të madh që Shqipëria ka parë ndonjëherë, ditën e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj klike kriminale që po instalon diktaturën.

Shqipëria e NATO-s, Shqipëria e lëvizjes së lirë, Shqipëria e demokracisë që pret të bëhet pjesë BE-së nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet, nuk mund dhe nuk do të kthehet pas në vitet e errëta të diktaturës. Detyra jonë, detyra e çdo qytetari të Republikës së lirë dhe demokratike të Shqipërisë, është mbrojtja e këtyre vlerave të fituara me kaq mund. Ne duhet dhe do ja dalim! E drejta do triumfojë mbi padrejtësinë, liria do triumfojë mbi diktaturën! Fitore!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo gecaj arbër ulndreaj. arrestohen 3 protestues besnik dushaj gjykata e tropojes ndriçim ndrepepaj zbrazja e kzaz-ve te votimit amarildo gecaj arbër ulndreaj. arrestohen 3 protestues besnik dushaj gjykata e tropojes ndriçim ndrepepaj zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll