Aktualitet

Atentati në Durrës, zbardhet dëshmia e kunatit të Lul Berishës, Dervishaj: Nuk i pashë autorët

21 Qershor 2019, 14:56 Nga DOSJA
Atentati në Durrës, zbardhet dëshmia e kunatit të Lul

DURRËS– Një ditë pas atentatit në Shkozet, zbardhet dëshmia e Plaurent Dervishajt, kunatit të Lul Berishës, i cili mbeti i plagosur së bashku me Julian Meçen. (Lexo këtu)

Ditën e sotme, Dervishaj është marrë në pyetje nga policia pasi ndodhej në gjendje të mirë shëndetsore dhe iu gatshëm për të dhënë dëshminë e tij. Dervishaj ka deklaruar se nuk i ka parë autorët në momentin që kanë qëlluar në drejtim të makinës së tyre.

Ndërsa pritet ende që të merret dëshmia e të plagosurit tjetër, Juljan Meçe, i cili ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore se Dervishaj. 

Atentati ndaj tyre ndodhi ditën e djeshme, ku dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me mbi 45 plumba kallashnikovi makinën e Dervishajt. Dyshimet kryesore lidhen me aktivitetin e dy personave me fajdet në Durrës apo trafikun e drogës.

Por nuk lihet jashtë edhe pista e larjeve të hesapeve mes bandave në Vlorë dhe Fier, duke marrë paraysh faktin që Dervishaj është kunati i Lul Berishës.

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. 

Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet julian mece plagoset julian mece plagoset plarent dervishaj plarent dervishaj julian mece plagoset julian mece plagoset plarent dervishaj plarent dervishaj

Sondazh

Poll