Aktualitet

U dogjën 2 ditë më parë, rivendosen materialet zgjedhore në KZAZ nr.16 në Burrel

21 Qershor 2019, 12:54 Nga DOSJA
U dogjën 2 ditë më parë, rivendosen materialet zgjedhore

BURREL- Janë rivendosur sot materialet zgjedhore në KZAZ-në nr.16 në Burrel. Mbështetësit e opozitës dy ditë më parë, dogjën materialet zgjedhore në këtë KZAZ, pasi nuk lejonin që të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor.

Në ambientet e KZAZ-së nr.16 pati përplasje të shumta mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të policisë.

Kujtojmë se të gjitha bashkitë e drejtuara nga opozita në vend, kanë kërkuar lirimin e ambjenteve zgjedhore pas dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin. Kjo ka sjellë përplasjen mes policisë dhe zyrtarëve të PD në Shkodër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rivendosen materialet zgjedhore në kzaz tensione ne burrel zbrazja e kzaz-ve te votimit rivendosen materialet zgjedhore në kzaz tensione ne burrel zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll