Aktualitet

Ishte në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së në Kavajë, arrestohet 41-vjeçari

21 Qershor 2019, 14:02 Nga DOSJA
Ishte në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së në Kavajë,

TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar sot nga Policia pas ishte shpallur në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së në Kavajë. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije qytetari me iniciale E.D. 41-vjeç akuzohet për disa vepra penale.

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: E.D., 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë qindra qytetarë tentuan që të futeshin brenda KZAZ-së në Kavajë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Ata u përplasen me Policinë ku nuk mungoi as hedhja e gazit lotsjellës. Përplasjet sollën dhe dëmtime të disa qytetarëve dhe policëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41-vjeçari sulmi i kzaz ne kavaje zbrasja e kzaz-ve të votimit arrestohet 41-vjeçari sulmi i kzaz ne kavaje zbrasja e kzaz-ve të votimit

Sondazh

Poll