Aktualitet

Në burg pas protestës së 16 shkurtit, gjykata jep ‘arrest shtëpie’ për Florenc Hoxhën

21 Qershor 2019, 13:16 Nga DOSJA
Në burg pas protestës së 16 shkurtit, gjykata jep ‘arrest

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka ndryshuar ditën e sotme masën e arrestit për Florenc Hoxhën, ish-drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës, i cili është lënë në ‘arrest shtëpie’.

Gjykata e Apelit më 12 mars e kishte lënë Hoxhën në ‘arrest me burg’.

Sot në mbrëmje opozita pritet të zhvillojë një tjetër protestë, Hoxha është lënë i lirë, por pa të drejtë për të qënë në një tjetër protestë.

Kush është Florenc Hoxha?

Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, nuk është emër i panjohur  për policinë,  ai është arrestuar në vitin 2015 nga policia e Tiranës, pasi më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur. Ngjarja ndodhi më 14 nëntor në ambientet e një lokali në Farkë të Tiranës, teksa Hoxha u qëllua me thikë nga një person, që ndodhej në një tavolinë tjetër.

Hoxha ka qenë edhe më parë pjesëmarrës në protestat e organizuara nga opozita apo ku kjo e fundit ka dhënë mbështetjen e saj. Një prej tyre është edhe protesta që zhvilluan banorët e Astirit kundër projektit “Unaza e madhe”. Ish-kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor u fotografua në krah të liderit të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, ndaj Hoxhës rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve. Hoxha është denoncuar gjithashtu në vitin 2012 në prokurori nga një familje në Tiranë, pasi pretenduan se po u grabitej prona.

Kujtojmë se Florenc Hoxha u arrestua në orët e mbrëmjes së 16 shkurtit, pas sulmeve ndaj kryeminsitrisë (Lexo këtu), i cili ka hedhur në gjyq dhe Policët, pasi pretendon se arrestimi tij është i paligjshëm.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florenc hoxha gjykata e tiranes protesta e opozites 16 shkurt 2019 florenc hoxha gjykata e tiranes protesta e opozites 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll