Aktualitet

Vrau me armë kryeplakun e fshatit, “arrest me burg” për autorin, Tonin Prendin

21 Qershor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Vrau me armë kryeplakun e fshatit, “arrest me burg” për

Lezhë– Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Tonin Prendi (Ndojin) pasi vrau me armë tre ditë më parë kryeplakun e fshatit Mërqi, Gjin Markun. Dosja.al mësoi se ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për barin e parcelës.

Si ndodhi vrasja?

Kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të mira. Kjo për arsye se ka pasur pakënaqësi që lidheshin me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

Kaq mjaftoi që mëngjesin e ditës së djeshme Tonin Prendi Ndoji mori një armë zjarri automatik vrau mikun e tij. Viktima ishte në parcelë bashkë  me tre punëtorët e tij. Plumbat e kanë përshkuar tej për tej 63 vjeçarin Marku duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit. Tonin Prendi u arrestua 5 orë pasi kreu krimin e rëndë

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tonin prendi ndoji vritet gjin marku vritet kryeplaku në lezhë tonin prendi ndoji vritet gjin marku vritet kryeplaku në lezhë

Sondazh

Poll