Politike

Berisha rikujton demokratët: Sot në orën 10:00 të gjithë anëtarët mund të vijnë

11 Dhjetor 2021, 07:11 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar mëngjesin e sotëm të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e Kuvendit të thirrur nga ai në orën 10:00. Përmes një mesazhi të ndarë në ‘Facebook’, Berisha thekson se të gjithë anëtarët mund të vijnë në këtë Kuvend që do të jetë në funksion të ri-themelimit të Partisë Demokratike. Berisha shkruan se delegatët do të kenë hyrjen e tyre të veçantë ndërsa anëtarët dhe simpatizantët hyrjen e tyre.

POSTIMI:

Sot ne ora 10:00 ne Arena Air Albania mbahet Kuvendi i ri-themelimit te PD-se. Rikujtim: TE GJITHE anetaret mund te vijne, delegatet do te kene hyrjen e vecante dhe anetaret e simpatizantet hyrjen e tyre.

Ditën e sotme në orën 10:00, Berisha fton demokratët që të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga ai në Stadiumin ‘Air Albania’. ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” është motoja e Berishës, i cili fton të gjithë demokratët të jenë prezentë në këtë Kuvend që sipas tij do të rithemelojë Partinë Demokratike.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll