Politike

Delegatët mohojnë firmat, Bardhi: Kam kamerat, jemi transparentë

10 Dhjetor 2021, 21:34 Nga DOSJA
Delegatët mohojnë firmat, Bardhi: Kam kamerat, jemi transparentë

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë në një konferncë urgjente për mediat pas denoncimeve të bëra nga delegatë të ndryshëm që kanë mohuar të kenë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit. Bardhi tha se të gjithë delegatët që kanë firmosur kanë qenë në ambiente me kamera për arsye transparence.

Para mediave, Bardhi tha se gjithçka është e stisur nga ish-kryeministri Sali Berisha që sipas tij po i presionon delegatët. 

“Jam në këtë komunikim në këtë orë të vonë për shkak se prej më shumë se 2 orësh një televizion privat për llogari të interesit të Berishës ka nisur një fushatë manipulimi të opinionit publik duke shprehur nervozizmin për transparencës që PD ka bërë për përgatitjen e Kuvendit, duke bërë publik 5295 të anëtareve të Kuvendit që kanë plotësuar formularin. Ata kanë kryer veprën penale të shpifjes dhe po përdorin demokratët mish për top pa i interesuar se po nxisin të bëjnë një vepër penale. Vendosa në dispozicion të medias nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Xhuljan Guce. Unë e mirëkuptoj atë që njëlloj siç kanë qenë në presion gjatë gjithë kësaj kohë mund të jetë edhe në këto moment në presion dhe duhet ta ndalë këtë gënjeshtër tani. Të thuash një gënjeshtër të tillë duhet të mbash përgjegjësi ligjore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raste të tjera sikur ka ndodhur një operacion falsifikimi. Nervozizmi nga kjo transparencë se sot para çdo shqiptari u provua se ku qëndroj shumica e anëtarëve të Kuvendit për fat të keq Berisha po vijon me strategjinë e tij,”- tha Bardhi ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Nesër Kuvendi i Berishës! Bardhi: Kemi mbledhur 5259 firma për ’18 dhjetorin’

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll